Një fondatinë e cila kombinon performancën e make-up-it me një trajtim të përditshëm që hidraton dhe mbron lëkurën, duke e lënë atë të njëtrajtshme dhe me shkëlqim natyral.
Filtrat SPF30 të integruar ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet UV që shkaktojnë plakje të parakohshme dhe njolla.
PËRBËRËSIT AKTIV
- Filtra mineralë 100% natyralë (zinc oxide NON-nano): mbrojtje UVA/UVB, ideale edhe për lëkurë të ndjeshme.
- Natural Moisturising Factor: kompleks aminoacidesh për hidratim dhe lëkurë më të lëmuar.
- Ceramide + CPX: forcojnë barrierën e lëkurës dhe e mbrojnë nga agresorët e jashtëm.
- Ekstrakt rrënje jamballi: qetëson, redukton skuqjen dhe ndihmon në ruajtjen e hidratimit.
Tekstura e lehtë dhe komode siguron qëndrueshmëri të gjatë dhe mbulim mesatar të ndërtueshëm, nuanca të ndryshme që përshtaten me çdo tonalitet lëkure.
Testet instrumentale tregojnë: +55% hidratim* dhe performancë afatgjatë për një rezultat që zgjat gjatë gjithë ditës.
Shkundeni mirë para përdorimit. Aplikoni sasinë e nevojshme të produktit direkt në fytyrë ose në majat e gishtave. Shpërndajeni fondatinën me një furçë të përshtatshme ose me një sfungjer (beauty blender).









