Kushtet e rimbursimit
Nëse ju dëshironi kthim parash, kthimi i produktit duhet të bëhet brenda 48 orëve nga momenti që ju keni marrë porosinë në dorëzim nga korrieri.
Produktet që doni të ktheni duhet të jenë në kutinë origjinale, me paketimin dhe ambalazhimin e tyre, të mos jenë përdorur apo dëmtuar dhe tё shoqërohen faturën e blerjes.
Kontaktin mund ta bëni me Telefon (+355697008888), Facebook, Instagram, Email. Na shkruani arsyen e kthimit (nuk ju pëlqeu, nuk e doni më produktin, nuk ishte sipas pritshmërive, kishte probleme në përdorim etj). Më pas ne do të procedojmë me kthimin e produktit.
Ne jemi gjithashtu të gatshëm të informojmë postën që të vijë ta marë produktin tek ju, në të tilla raste ju do keni mundësi të paguani çmimet preferenciale që ne kemi për dërgimin e produktit. Në Tiranë kostoja e dërgesës është 180ALL, në qytetet e tjera të Shqipërisë kostoja është 300ALL dhe në Kosovë kostoja është €6.