DIEGO DALLA PALMA IT'S A FILTER! SMOOTHING PERFECTING FOUNDATION 30ML
Një fondatinë me teksturë kashmiri, që unifikon tonin e lëkurës dhe jep efekt “cloud skin”. Përmban peptide dhe acid hialuronik për zbutjen e rrudhave, hidratim të thellë dhe efekt lifting të menjëhershëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, për një pamje të relaksuar, të lëmuar dhe natyrshëm rrezatuese.
Përdorimi
Aplikohet mbi lëkurë të pastër, për një efekt lifting dhe zbutës të menjëhershëm. Siguron hidratim dhe qëndrueshmëri deri në 12 orë.
Lloji i lëkurës
I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurë të lodhur, me vijat e para të holla, rrudha mimike dhe mungesë elasticiteti.
Lëndët vepruese
- Peptidet Boto-like – reduktojnë kontraktimin e muskujve te mimikës, duke zbutur rrudhat dhe vijat e holla.
- Ekstrakti i Acmella Oleracea – i njohur për efektin e tij relaksues natyral, me veprim të ngjashëm me botox.
- Acid Hialuronik me peshë të ulët molekulare (20–50 kDa) – depërton në thellësi, stimulon prodhimin e kolagjenit, përmirëson elasticitetin dhe tonin e lëkurës.
Pse duhet ta zgjedhësh
- Efekt i menjëhershëm lifting dhe “blur” për një pamje më të re e të relaksuar.
- Redukton rrudhat, vijat e holla dhe papërsosmëritë.
- Përmirëson hidratimin, elasticitetin dhe uniformitetin e lëkurës.
- Jep efekt “cloud skin”: ton i lëmuar dhe rrezatues.
Tekstura
Teksturë kashmiri – e butë si kadife, me ndjesi luksoze në aplikim. Jep një përfundim të unifikuar, të lëmuar dhe me shkëlqim natyral.