Rutina ideale për t’u kujdesur për flokët që elektrizohen lehtë dhe për t’i bërë ato të buta, të shkrifëta, lehtësisht të krehshme dhe me shkëlqim.
FRIZZ OVER HAIR SHAMPOO ANTI FRIZZ: shampo ideale për flokë të dëmtuar, që elektrizohen ose që kanë tendencë të ngatërrohen.FRIZZ OVER HAIR MASK ANTI FRIZZ: maskë që ndihmon me krehjen; falë veprimit ristrukturues të qumështit të kokosit dhe avokados, ndihmon në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga trajtimet agresive.
FRIZZ OVER 10 PHENOMENAL SPRAY ANTI FRIZZ: spray i cili kontrollon flokët e pabindur dhe që elektrizohen, zbut majat e thata, mbron nga nxehtësia e tharëses dhe piastrës, si dhe lehtëson stilimin.
Aplikohet në mënyrë të njëtrajtshme mbi flokë të lagur, masazhohet dhe shpëlahet plotësisht. Pas larjes me shampo, shpërndajeni në mënyrë të barabartë mbi flokët e tharë me peshqir. Lëreni të veprojë për disa minuta dhe shpëlajeni tërësisht. Aplikojeni në flokë të pastruar dhe të lagur duke u përqëndruar në gjatësi dhe maja. Mos e shpëlani dhe vazhdoni me stilimin. Mund të përdoret gjithashtu në flokë të thatë për të zbutur majat.


