DIEGO DALLA PALMA VITAMINA C KIT

Lekë 4,830.00 Lekë 6,900.00
Title:  

Kiti përmban:

10% VITAMIN C BRIGHTENING SERUM

Një serum me 10% vitaminë C të stabilizuar, e cila mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe zvogëlon pamjen e kapilarëve, duke minimizuar skuqjen e shkaktuar nga agjentë të jashtëm ose të lidhur lëkurën kuperoze. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave.

BRIGHTENING & ANTI WRINKLES CREAM

Krem trajtues me vitaminë C, i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Parandalon dhe zvogëlon shenjat e moshës (rrudhat, dehidratimin dhe njollat e errëta), duke rikthyer një pamje rrezatuese dhe të njëtrajtshme. Me vitaminën C të stabilizuar të gjeneratës së re, ajo targeton pamjen e lodhur të lëkurës të shkaktuar nga stresi dhe mënyra e jetesës jo e shëndetshme dhe e bën lëkurën më të lëmuar dhe më të fortë.

STRUCCATUTTO INSTANT GENTLE MAKEUP REMOVER

Ujë mishelar bifazik, i cili pastron dhe largon gjurmët e smogut dhe të papastërtive. Është pa përmbajtje vajore dhe nuk e than lëkurën, por e lë atë të butë dhe të hidratuar.

PËRDORIMI:

10% VITAMIN C BRIGHTENING SERUM

Përdoreni çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Rekomandohet veçanërisht gjatë ndryshimeve sezonale ose periudhave veçanërisht stresuese. Aplikoni disa pika në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurën e pastruar përpara se të aplikoni një krem specifik, duke shmangur kontaktin me sytë. Mund të përdoret gjithashtu për të rritur veprimin e kremrave dhe serumeve nëse i përzieri së bashku.

BRIGHTENING & ANTI WRINKLES CREAM

Çdo ditë, mëngjes dhe mbrëmje.
Aplikojeni produktin me një masazh të lehtë nga qendra e fytyrës jashtë, në lëkurë të pastruar dhe të tonifikuar, duke shmangur kontaktin me sytë. Vazhdoni poshtë qafës, nga mjekra në vijën e qafës. Për veprim më të mirë dhe rezultate më të shpejta dhe më të dukshme përdorni serumin Brightening Vitamin C përpara kremit.

STRUCCATUTTO INSTANT GENTLE MAKEUP REMOVER

Tundeni mirë shishen para përdorimit në mënyrë që të përzihen të dy fazat. Me ndihmën e një pambuku aplikojeni ngadalë mbi lëkurën e thatë në zonat që dëshiron të pastroni. Nuk ka nevojë për shpëlarje.

LLOJI I LËKURËS:
Të gjitha llojet e lëkurave.

PËRFITIMET:

10% VITAMIN C BRIGHTENING SERUM

Lëkurë më e ndritshme, njolla më pak të dukshme dhe tonifikim.

BRIGHTENING & ANTI WRINKLES CREAM

Rrudha më të zbehta, lëkurë më e tonifikuar, tonalitet më uniform i lëkurës.

STRUCCATUTTO INSTANT GENTLE MAKEUP REMOVER

Lëkurë e butë dhe e pastër.

TEKSTURA:

10% VITAMIN C BRIGHTENING SERUM

Teksturë e lëngshme, e freskët që absorbohet shpejt.

BRIGHTENING & ANTI WRINKLES CREAM

Teksturë e veçantë reflektuese që jep menjëherë një pamje më të gjallë dhe rinore.

STRUCCATUTTO INSTANT GENTLE MAKEUP REMOVER

Teksturë bifazike; fazë ujore dhe vajore. Nuk e yndyros dhe nuk e than lëkurën.


10% VITAMIN C BRIGHTENING SERUM

Serumi mund të përdoret sipas nevojave tuaja.

  • I vetëm: për veprim të menjëhershëm kur lëkura ka nevojë për kujdes intensiv, para kremit;
  • Me një serum: për një veprim të kombinuar, aplikoni serumin intensiv të vitaminës C në fytyrë dhe më pas aplikoni serumin tuaj të zakonshëm;
  • Me një krem: për një veprim intensiv ndriçues dhe anti-rrudhë ose për ta bërë produktin të përshtatshëm edhe për lëkurat që janë të ndjeshme ndaj produktit të përqëndruar, shtoni disa pika produkti në kremin tuaj të zakonshëm. Përzieji dhe aplikoji.

BRIGHTENING & ANTI WRINKLES CREAM

Vitamina C zgjon dhe rigjallëron bukurinë dhe shkëlkqimin: një antioksidant i fuqishëm që rigjeneron funksionet e ngadalta qelizore, duke rikthyer tonin dhe shkëlqimin e lëkurës. Tekstura e saj e veçantë me Teknologjinë Reflex që përmban pluhura që reflektojnë dritën i jep menjëherë një pamje rrezatuese dhe vitale.

STRUCCATUTTO INSTANT GENTLE MAKEUP REMOVER

Produkt i përshtatshëm për lëkura të ndjeshme dhe për ata që duan të heqin makeup-in që ka qendrueshmëri të lartë.