PËRDORIMI:
Aplikojeni në mënyrë
të barabartë në të gjithë trupin tuaj në mëngjes, duke e shpërndarë mirë rreth
gjunjëve, bërrylave, këmbëve dhe zonave të tjera të cilat kanë tendencë të
thithin më shumë ngjyrë. Lani duart pas përdorimit. Aplikojeni çdo ditë
derisa të arrini tonin e dëshiruar të lëkurës. Më pas përshtatni frekuencën e
aplikimit sipas dëshirës tuaj.
LLOJI I LËKURËS:
Të gjitha llojet e lëkurave.
LËNDËT VEPRUESE:
-Ultra-pure DHA: me origjinë natyrale për nxirje të sigurt dhe të shpejtë.
-Eritruloza: nuk lëshon ngjyrë portokalli dhe jep një ngjyrë të artë të qëndrueshme.
-Bio-kolagjen: kolagjen i patentuar dhe vegan i bio-fermentuar. Ai depërton
thellë në lëkurë dhe stimulon metabolizmin qelizor. Lëkurë e
tonifikuar.
PËRSE DUHET TA ZGJEDH?
Lëkurë e tonifikuar ditë pas dite me
një shkëlqim të artë dhe me pamje
natyrale.
TEKSTURA
Serum.
Nuk mbron nga rrezet UV. Ky produkt nuk lë njolla për shkak
të formulës së tij të ekuilibruar pa ngjyra sintetike ose natyrale (p.sh. lëvore
arre). Nuk humbet intensitetin gjatë epilimit. Për të rritur rezultatet dhe për
të arritur një nxirje të njëtrajtshme, eksfoloni lëkurën përpara përdorimit të
paktën një herë në javë.
Formula është e pasur me kolagjen të biofermentuar, i
cili përthithet lehtësisht. Lëkurë më e tonifikuar ditë pas dite dhe
gradualisht me shkëlqim të artë dhe me pamje natyrale.
Redukton imperfeksionet
dhe e lë lëkurën të butë.