DIEGO DALLA PALMA ON THE GO BRUSH SET 6PC 2026
Furçat janë projektuar për të përsosur dhe finalizuar grimin, duke siguruar një përfundim natyral. Furçat janë ideale për aplikimin e pluhurave ose lëngjeve, duke siguruar një shpërndarje të barabartë dhe pa vija. Fijet e lehta dhe të shpërndara mirë lejojnë marrjen dhe aplikimin e butë të produktit, duke shmangur grumbullimin dhe duke siguruar një efekt natural.
KËSHILLA PËR PËRDORIM
Format dhe përmasat e ndryshme të furçave i bëjnë ato të përshtatshme për aplikimin e produkteve të make-up-it në fytyrë, sy dhe vetulla, duke mundësuar aplikim preciz, uniform dhe profesional.
PËRFITIMET
Mundësojnë aplikim dhe shpërndarje të lehtë e uniforme të produkteve, si dhe definim dhe përpunim preciz të detajeve.
KARAKTERISTIKAT
Përdorim profesional – Qime rezistente ndaj thyerjes – Peshë e ekuilibruar – Formë ergonomike – 100% Cruelty-Free – Vegane – Fibra sintetike antibakteriale – Paketim miqësor ndaj mjedisit.
SETI PËRMBAN
Mbajtëse silikoni për furçat, me reliev të brendshëm për pastrimin e tyre.
- Furçë e sheshtë precize për sytë nr. 1
- Furçë duo për definimin e vetullave nr. 2
- Furçë duo kabuki për sytë nr. 3
- Furçë multifunksional për detajet e fytyrës nr. 4
- Furçë e rrumbullakët për pudër nr. 5
- Furçë duo për fondatinë dhe pudër nr. 6
Furçat me ngjyrë më të hapur janë të dedikuara për aplikimin e produkteve të lëngshme dhe kremoze, si fondatinë, korrektori apo produktet likuide për konturim dhe ndriçim, duke siguruar shpërndarje të njëtrajtshme dhe përfundim natyral. Furçat me ngjyrë më të errët përdoren për produkte në formë pluhuri, si pudra, bronzeri, blush-i dhe hijet e syve, për një aplikim të kontrolluar, të saktë dhe pa teprica produkti.




