DIEGO DALLA PALMA MYPUSHUP MASCARA+ MINI PRIMER KIT 2025

Lekë 3,530.00
Title:  

Seti i ri MyPushUpToy përmban një version të plotë (full size) së bashku me një version të vogël (travel size), të përshtatshëm për në çantë për një prekje të shpejtë të makeup-it apo në valixhe, që të mos ndahesh as në pushime nga maskara jote e zemrës!

Një aplikim i vetëm i primerit të qerpikëve MyPushUpToy, dhe qerpikët tuaj do të bëhen menjëherë voluminozë dhe të gjatë. I aplikuar përpara rimelit tuaj të zakonshëm, rrit qëndrueshmërinë dhe performancën e tij pa lënë njolla.
Ngjyra blu intensifikon të zezën e çdo rimeli, duke e bërë atë më të dallueshëm.
Tekstura është pasur me përbërës aktivë të veçantë që në vetëm 30 ditë:

  • Stimulon rritjen e qerpikëve.
  • Rrit volumin.
  • Forcon rrënjën e qerpikëve, duke parandaluar rënien e parakohshme.
Nuk është vetëm një primer, por edhe një rimel, për qerpikë me ngjyra! Përdoreni atë vetëm si rimel blu për një efekt pop. Formula e tij kremoze siguron aplikim të lehtë, duke krijuar një shtresë uniforme në qerpikët tuaj, duke u dhënë atyre një ngjyrë intensive dhe të thellë.
I testuar oftalmologjikisht.


PËRDORIMI:

Aplikojeni përgjatë gjithë gjatësisë së qerpikëve, duke përdorur një lëvizje zigzag. Për një efekt të saktë dhe të përcaktuar, krihni majat e qerpikëve me majën sferike të rimelit. Prisni disa sekonda përpara se të vazhdoni me aplikimin e rimelit tuaj të zakonshëm. Rekomandohet të mos e lini primerin të thahet plotësisht për aplikim optimal të rimelit të dytë.

LLOJI I SYVE:
Të gjitha llojet e syve.

PËRFITIMET:
-Rrit volumin dhe siguron kthimin e qerpikëve.
-Forcon strukturën e qerpikëve.
-Ndan dhe intensifikon qerpikët.

TEKSTURA/FORMULA:
Krem

Një primer blu i errët i zhvilluar për të intensifikuar ngjyrën e zezë të çdo rimeli, duke e bërë atë më të guximshëm dhe më të thellë. Për shkak të nuancës së tij blu të thellë, ky primer përzihet shumë mirë me të gjitha llojet e rimeleve. Edhe ata me më pak përvojë do të perceptojnë vizualisht ndryshimin e ngjyrave pas aplikimit të dy produkteve së bashku.