DIEGO DALLA PALMA REFILL SYSTEM IL ROSSETTO LUMI-MATT
Buzëkuqët e rinj REFILL SYSTEM përbëhen nga dy pjesë: REFILL dhe CASE ku secila blihet veç.
Çmimi më lart është i Fishekut (Refill).
Kasën mund ta blini këtu 👇
DIEGO DALLA PALMA LIPSTICK REFILL CASE – www.west.al
Buzëkuqi Lumi-Mat, i preferuari nga të gjithë!
Tekstura, edhe pse me një finish mat, është e lehtë, kremoze dhe e rehatshme: rrëshqet mbi buzë, duke u aplikuar në mënyrë perfekte në një shtresë të vetme.
Finish mat por kremoz me qëndrueshmëri deri në 8 orë në një aplikim të vetëm (Testi u krye në 20 vullnetarë).
I mban buzët të hidratuara, të buta dhe elastike falë pranisë së një përzierje përbërësish aktivë ushqyes dhe antioksidues.
PËRDORIMI:
Aplikojeni në qendër të buzëve me një lëvizje të vetme, më pas vazhdoni me delikatesë nga jashtë, duke lehtësuar trysninë e ushtruar tek buzët për të shmangur lëshimin e tepërt të produktit. Për një rezultat jashtëzakonisht të saktë, përdorni një laps të një nuance të ngjashme ose pak më të errët për të përcaktuar më qartë konturin e buzëve.
LLOJET E LËKURËS:
Të gjitha llojet e buzëve.
-Finish mat dhe me shkëlqim.
-Lëshim i plotë i ngjyrës me një lëvizje të vetme.
-Teksturë e paprekshme dhe ultra e rehatshme.
-E pasuruar me përbërës aktivë hidratues.
E lehtë, kremoze dhe e rehatshme.
Një buzëkuq me një teksturë të plotë dhe me një lëshim të plotë të ngjyrës që nga aplikimi i parë. Për shkak të kësaj, përcakton shumë mirë konturin natyral të buzëve, edhe pa përdorur domosdoshmërisht përdorimin e një lapsi specifik. Për ata që duan të jenë pjesë e trendit e buzëve të definuara ju sugjerojmë konturimin e buzëve me laps, në nuancë të ngjashme me buzëkuqin por pak më të errët, pas aplikimit të buzëkuqit.