DIEGO DALLA PALMA MYHAPPYTOY MASCARA+ MINI PRIMER KIT 2025
Dëshiron qerpikë me volum dhe definicion të lartë? Zbulo setin e ri MyHappyToy Mascara!
Maskara jote e preferuar që mund ta marrësh gjithmonë me vete, në dy formate praktike!
Seti i ri MyHappyToy përmban versionin full size të maskarës, të kombinuar me versionin travel size të primerit për qerpikë MyPushUpToy, perfekt për në çantë për prekje të shpejta të makeup-it ose në valixhe, që të mos ndahesh as në pushime nga maskara jote e zemrës!
1.MYHAPPYTOY: Rimel revolucionar që intensifikon qerpikët nga rrënja, duke kombinuar efektin voluminizues me definimin e lartë.
Qerpikët do të shfaqen menjëherë të kthyer dhe të ngritur për një efekt të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm "push-up". Furça lejon shpërndarjen homogjene të produktit në të gjithë qerpikët.
PËRDORIMI:
Shikoni poshtë dhe aplikoni rimelin nga poshtë lart me një lëvizje të lehtë zigzag, në këtë mënyrë produkti do të përhapet në mënyrë homogjene tek të gjithë qerpikët. Secili qerpik do të kapet nga rimeli, duke dhënë menjëherë një efekt të jashtëzakonshëm voluminizues.
Të gjitha llojet e syve.
2.MYPUSHUPTOY: Një aplikim i vetëm i primerit të qerpikëve, dhe qerpikët tuaj do të bëhen menjëherë voluminozë dhe të gjatë. I aplikuar përpara rimelit tuaj të zakonshëm, rrit qëndrueshmërinë dhe performancën e tij pa lënë njolla.
Ngjyra blu intensifikon të zezën e çdo rimeli, duke e bërë atë më të dallueshëm.
Tekstura është pasur me përbërës aktivë të veçantë që në vetëm 30 ditë:
- Stimulon rritjen e qerpikëve.
- Rrit volumin.
- Forcon rrënjën e qerpikëve, duke parandaluar rënien e parakohshme.
PËRDORIMI:
1.MyToyBoy Mascara
Në rastin e qerpikëve të drejtë ose të varur, ato mund të harkohen dhe të formësohen duke përdorur një harkues qerpikësh.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky aksesor të përdoret gjithmonë përpara aplikimit të maskarës.
Për të lyer qerpikët e poshtëm, këshillohet të shikoni lart dhe të aplikoni produktin duke përdorur majën e furçës, pasi të keni hequr sasinë e tepërt të maskarës.
2.MyPushUpToy lash primer
Një primer për qerpikë në një nuancë blu të errët, që intensifikon ngjyrën e zezë të çdo maskare, duke e bërë atë më të theksuar dhe më të thellë.Për shkak të kësaj nuance blu të thellë, ky primer përzihet shumë mirë me të gjitha llojet e maskarave.
Edhe përdorueset me më pak përvojë nuk do të vënë re ndonjë ndryshim të dukshëm në ngjyrë pasi të kenë përdorur të dy produktet së bashku.