DIEGO DALLA PALMA MAKE UP STUDIO STAY ON ME LIP LINER
Tekstura e tij kremoze dhe me shumë pigmentim jep një ngjyrë intensive dhe të njëtrajtshme.
Lapsi jep rezultate të jashtëzakonshme: zgjat në kohë, është rezistent ndaj ujit dhe ka qëndrueshmëri të lartë.
Një "must-have" në rutinën e bukurisë së çdo femre.
PËRDORIMI
Përcaktoni vijën e buzëve duke filluar nga qendra e buzëve (harku i kupidit) drejt cepave, duke ushtruar gjithnjë e më pak presion për të shmangur aplikimin e tepërt të produktit tek cepat e buzëve. Falë teksturës së tij të lëmuar dhe kremoze, lapsi aplikohet për të vijëzuar, riformuar vijën e buzëve, por edhe për të mbushur dhe ngjyrosur të gjithë zonën e buzës për një rezultat afatgjatë.
LLOJI I LËKURËS
Të gjitha llojet e lëkurave.
PËRSE DUHET TA ZGJEDH?
- Rezistent ndaj ujit
- Kohëzgjatje e lartë
- Nuk lë njolla
- Pigmentim i lartë
TEKSTURA
Kremoze.
Tekstura e tij e butë siguron aplikim të lehtë dhe të njëtrajtshëm.
Nëse dëshironi ta aplikoni në të gjithë buzën, është e nevojshme që ta aplikoni menjëherë pasi ngjyra ka tendencë të vendoset shpejt. Sigurohuni që ta mbyllni lapsin me kapak pas përdorimit për të parandaluar tharjen e majsës.