DIEGO DALLA PALMA LISCIO SPAGHETTO SET

Lekë 6,375.00
Title:  

Set me shampo, maskë dhe krem, për të mbajtur flokët e drejtë dhe të lëmuar.

Rutina për Flokë të Drejtë, të Butë, të Shkëlqyeshëm dhe pa elektrizim 

Flokë të drejtë si spageti, të butë dhe të mbrojtur për një kohë të gjatë?
Përgjigjja është kjo rutinë për flokë të drejtë, e përbërë nga tre produkte që veprojnë në sinergji për të forcuar efektin drejtues dhe kundër elektrizimit, duke përmirësuar krehjen që nga aplikimi i parë. Për flokë të drejtë, me shkëlqim dhe ndjesi mëndafshi.

Shampo 250 ml

Shampo drejtuese, ristrukturuese dhe disiplinuese. Falë EXTRA LISS COMPLEX, krijon një shtresë në sipërfaqen e flokut që zbut kutikulën dhe siguron flokë të drejtë që zgjsin për ditë të tëra, pa frizë. E pasuruar me pantenol dhe eritritol, redukton elektrizimin dhe e bën flokun më të lehtë për t’u krehur.

Rezultati: flokë të pastër, të butë dhe të përgatitur për stilim.

Maskë 200 ml

Maskë ultra-zbutëse me EXTRA LISS COMPLEX, që siguron një efekt drejtimi me qëndrueshmëri të gjatë. Krijon një film elastik mbrojtës që parandalon elektrizimin dhe ushqen thellë flokun. Përmban pantenol dhe vajra të fermentuar të kamelias japoneze dhe arganit, me veprim ushqyes, mbrojtës dhe kundër elektrizimit.

Rezultati: flokë të ushqyer, me shkëlqim dhe të lehtë për t’u menaxhuar.

Krem Termombrojtës 150 ml

Krem drejtues specifik për përdorim me tharëse flokësh dhe piaster. Formula me vaj argani, pantenol dhe agjentë termo-mbrojtës krijon një shtresë mikroskopike që mbështjell fijet e flokut, duke i mbrojtur nga nxehtësia. Ofron efekt ultra të drejtë, kundër elektrizimit dhe afatgjatë.

Rezultati: flokë të drejtë, të lëmuar dhe të mbrojtur gjatë gjithë ditës.


Filloni duke larë flokët me shampon drejtuese dhe maskën drejtuese. Thajini butësisht flokët me një peshqir për të hequr ujin e tepërt, duke i lënë paksa të lagësht.

Vendosni një sasi të vogël kremi në pëllëmbën e dorës.Sasia mund të ndryshojë në varësi të gjatësisë dhe trashësisë së flokëve tuaj.
Fërkoni duart për ta shpërndarë në mënyrë të barabartë, pastaj aplikojeni duke u përqendruar te gjatësitë dhe majat e flokëve. Sigurohuni që kremi të mbulojë të gjithë flokun për mbrojtje maksimale.

Përdorni një krehër ose gishtat për ta shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme. Vazhdoni me tharjen duke përdorur tharësen e flokëve.
Për të marrë një pamje të drejtë dhe mëndafshtë, përdorni një furçë të sheshtë gjatë tharjes. Kremi do t’i mbrojë flokët nga nxehtësia e tharëses.

Nëse dëshironi, mund të përdorni edhe piastrën për të përfunduar dhe përcaktuar më mirë stilin tuaj. Kremi do të sigurojë mbrojtje termike, duke reduktuar rrezikun e dëmtimit nga nxehtësia.

Nëse është e nevojshme, aplikoni një sasi të vogël kreme në majat e thata për të shtuar shkëlqim dhe për të kontrolluar elektrizimin.