DIEGO DALLA PALMA HYDRATION PASSION DEEP MOISTURIZING BOOSTER SERUM 30 ML
Serum intensiv për lëkurat e thata dhe të plasaritura të cilat kanë nevojë për hidratim. Kapsulat H2O 3Acti-MatriSpheres Multilayers kanë efekt hidratues intensiv, i cili zgjat gjatë gjithë ditës dhe vepron në rrudhat e thella dhe të imëta të shkaktuara nga dehidratimi. I pasur me vajra të fermentuar Shiunko dhe Likuirice, të cilët janë shumë efektivë në rregullimin e barrierës mbrojëse të lëkurës. Depërtojnë thellë në shtresat e saj dhe ndihmojnë në bllokimin e lagështirës për një lëkurë më të butë, të hidratuar dhe më të fortë. Tekstura e plotë dhe rigjeneruese jep efekt të menjëhershem hidratues, ushqyes dhe rigjenerues. I përkryer për të mbrojtur lëkurën nga agresorët mjedisorë të jashtëm (klima e thatë, ndryshimet e temperaturës, dielli, etj.), sidomos gjatë ndryshimeve të stinëve dhe kur lëkura ka nevojë për kujdes shtesë.
PËRDORIMI:
Në mëngjes dhe në
mbrëmje, aplikojeni në lëkurë me lëvizje të drejta nga qendra e fytyrës, jashtë
pas pastrimit dhe përdorimit të tonikut, përpara se të aplikoni kremin
HYDRATION PASSION që i përshtatet më mirë lëkurës tuaj. Më pas aplikojeni në
qafë duke filluar nga mjekra deri në zonën e dekoltesë.
LLOJI I LËKURËS:
Lëkura normale dhe të
thata.
LËNDËT VEPRUESE:
-H2O
3Acti-MatriSpheres: Bartës tre-aktiv molekular: i përbërë nga
kapsula shumështresore të Hidroksiprolinës, Vitaminës
C dhe Rutin.
-Acidi
Hialuronik: hidratues dhe zbutës, ndihmon në mbushjen e
rrudhave të shkaktuara nga dehidratimi.
-Vajrat e
fermentuar Likuirice dhe Shiunko: veti riparuese dhe kundër
radikaleve të lira.
NUK PËRMBAN:
Parafinë / Vajra Minerale /
Silikone
PËRSE DUHET TA ZGJEDH?
HYDRATION PASSION rrit nivelin e
hidratimit të lëkurës me veprimin e tij të zgjatur në shtresa të thella të lëkurës.
Rikthen rehatinë dhe qëndrueshmërinë në lëkurën e dehidratuar dhe të thatë, ndërkohë
që lufton shenjat e plakjes, me produkte të cilat targetojnë nevoja të ndryshme
hidratimi të lëkurës sepse çdo lëkurë është
unike.
Veprim shumështresor: vepron jo
vetëm në sipërfaqen e lëkurës, por edhe depërton thellë në lëkurë, ku mbron përbërësit
kryesorë të matricës së dermës (acidi hialuronik, proteoglikanet, kolagjenin),
duke ruajtur nivelin optimal të brëndshëm të ujit dhe duke luftuar
proçesin e plakjes.
Veprim i trefishtë:
është një infuzion uji me veprim të trefishtë për hidratim të menjëhershëm,
intensiv dhe të zgjatur:
1.Rregullon barrierën mbrojtëse të lëkurës,
duke e mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm (veprim i menjëhershëm).
2.Stimulon
prodhimin e faktorëve hidratues në dermë (veprim intensiv).
3.Lufton
proçesin e degradimit të acidit hialuronik (veprim i
zgjatur).
TEKSTURA
Teksturë
e lëngshme
Hidratues
intensiv kundër rrudhave. Tekstura e tij e pasur dhe rigjeneruese e lë lëkurën
tuaj të ndjehet e butë dhe e ushqyer. Falë vajrave të fermentuar, përbërësit e
tij aktivë depërtojnë thellë në lëkurë duke i dhënë asaj forçë dhe elasticitet,
për lëkurë të hidratuar por jo të yndyrshme. I përshtatshëm për të
gjitha moshat dhe llojet e lëkurave, madje edhe për moshat e reja.
Ideale për lëkura të plasaritura dhe të ndjeshme. Mjaft e rëndësishme për qafën
dhe dekoltenë tuaj.