DIEGO DALLA PALMA STRUCCATUTTO OIL TO MILK GEL MAKE-UP REMOVER 80 ML
Patrues makeup-i me teksturë të veçantë xhel-vajore, i cili kap dhe shkrin shpejt të gjitha gjurmët e papastërtive, yndyrës së tepërt dhe makeup-it (madje edhe atë kundër ujit) nga fytyra, sytë dhe buzët.
Kur shpëlahet, ai shndërrohet nga një xhel-vajor, në qumësht i cili pastrohet lehtë, duke e lënë lëkurën tuaj të pastër dhe të butë. Pa agjentë shkumues.
PËRDORIMI:
Në
mëngjes dhe në mbrëmje, mbyllni sytë dhe aplikoni pastruesin në fytyrë, sy dhe
buzë. Përdorni majat e gishtave për të masazhuar lëkurën me lëvizje rrethore,
duke u fokusuar në zonat me make-up të thjeshtë dhe ato kundër ujit. Shpëlajeni
tërësisht.
LLOJI I LËKURËS:
Të gjithë llojet e lëkurave
LËNDËT VEPRUESE:
-Vajrat e luleve të Livandës dhe
Jaseminit: pastrues dhe zbutës.
-Pre-Probiotikët:
balancojnë mikrobiomën e lëkurës (mikroorganizmat e mirë) dhe forcojnë barrierën
mbrojtëse.
-Vitamina E: qetësuese dhe
mbrojtëse.
PËRSE DUHET TA ZGJEDH?
Fytyra, sytë dhe buzët e pastruara në
mënyrë perfekte; lëkurë e freskët dhe e pastër.
TEKSTURA
Xhel
vajor
Ky është
një pastrues makeup-i i cili shpëlahet, prandaj është thelbësore të ndiqni
hapin tjetër: tonikun!
Zgjidhni locionin/tonikun Diego dalla Palma që i përshtatet
më shumë llojit të lëkurës tuaj.
Për fytyrë, sy, buzë të
pastruara në mënyrë perfekte dhe lëkurë të freskët, të pastruar dhe të
ekuilibruar, gati për rutinën tuaj të lëkurës.