DIEGO DALLA PALMA GOLD INFUSION YOUTH CREAM 45 ML

Lekë 8,420.00
Title:  

Krem 98% natyral, i përbërë nga një përzierje e 30 vajrave natyralë dhe fletëve të Arit të pastër. Trajton rrudhat fine dhe të thella, dehidratimin dhe humbjen e elasticitetit të lëkurës. Falë teksturës së lehtë të këtij kremi, lëkura shfaqet menjëherë më e shëndetshme dhe më me shkëlqim.

PËRDORIMI:
Aplikojeni çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Përzieni kremin me spatulën e vet dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Masazhojeni derisa të përthithet plotësisht, duke shmangur zonën e syve. Për rezultate më të shpejta dhe më të dukshme, përdorni serumin rigjenerues përpara kremit.
Për të reduktuar shenjat e lodhjes dhe për të rikthyer një pamje të qetë dhe të freskët, kujdesuni për lëkurën tuaj me 3 hapa të thjeshta dhe të shpejta të paktën 2-3 herë në javë përpara se të aplikoni kremin tuaj të zakonshëm:
1. Masazhoni zonën e syve duke rrëshqitur gishtin tregues nga këndi i brendshëm i hundës deri në tëmtha për të paktën 3 herë;
2. Rioksigjenoni dhe ndihmoni në ndri\u00e7imin e lëkurës pa jetë, duke vendosur të dyja duart në të dyja anët e gojës dhe rrëshqisni drejt tëmthave për të paktën 5 herë;
3. Reduktoni rrudhat duke i masazhuar nga pak dhe duke i tërhequr vertikalisht për të paktën 3 herë.
LLOJI I LËKURËS:
Të gjithë llojet e lëkurave
LËNDËT VEPRUESE:
-Ari i Pastër: rigjeneron, rikthen shkëlqimin dhe pamjen rinore të fytyrës.
-30 Vajra Natyralë: ushqejnë, hidratojnë lëkurën dhe i rikthen elasticitetin.
-Vaji i Vaniljes Tahitian: mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe agresorët e jashtëm.
-Derma GENIUS CPX (kremi): zgjon funksionet e fibroblasteve, qelizave të lëkurës të cilat prodhojnë kolagjen, elastinë dhe acid hialuronik duke e lënë lëkurën më të lëmuar dhe më të tonifikuar.
-30 VAJRA NATYRAL: Tahitian Vanilla/ Bourbon vanilla/ Argan/ Abyssinian/ Jojoba/ Ylang-ylang/ Tahitian gardenia/ White Water Lily/ Frangipani/ Passion Flower/ Patauà/ Açai/ Buriti/ Babassu/ Hibiscus.
NUK PËRMBAN:
Parafinë/ Vajra minerale/ Silikone/
PËRSE DUHET TA ZGJEDH?
Formula e tij natyrale, përshtatet lehtë me lëkurën dhe përthithet shpejt. Ditë pas dite, lëkura duket më e lëmuar, rifiton elasticitetin dhe shkëlqimin e humbur.
TEKSTURA
Teksturë kremoze, e lë lëkurën të hidratuar dhe i dhuron shkëlqim.

Përzieni kremin me spatulën në mënyrë të tillë që fletët e Arit të pastër të shpërndahen në mënyrë të barabartë. Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje në fytyrë, qafë dhe dekolte. Masazhojeni derisa të përthithet plotësisht, duke shmangur kontaktin me syve.