Një stick multifunksional që do të thjeshtesojë rutinën tuaj të make-up-it. Ngjyra e ndërtueshme ju lejon të krijoni si look natyral ashtu edhe më të theksuar, ndërsa formula me qëndrueshmëri të gjatë e mban make-up-in të freskët dhe perfekt deri në 12 orë.
Një produkt praktik, multi-tasking për definimin e kontureve të fytyrës, syve dhe buzëve. Forma slim siguron aplikim të shpejtë dhe të saktë.
Rezistent ndaj ujit.
Mix & Match: kombinoni dy nuanca për të krijuar tonalitete të personalizuara ose për të rritur intensitetin.
Kontur i butë: përdorni majën e hollë për të vizatuar linja poshtë mollëzave dhe anash hundës, më pas përhapeni me furçë për efekt natyral.
Buzë me efekt “blur”: aplikoni një nuancë neutrale në qendër të buzëve dhe shpërndajeni me gisht drejt jashtë për një përfundim të freskët dhe natyral.
















