DIEGO DALLA PALMA DAILY PROTECTIVE TINTED CREAM GEL SPF 50 50 ML
Kremi mbrojtës ndaj diellit, me pak pigment, me efekt anti-rrudhë, antioksidant, kundër dehidratimit dhe kundër imperfeksioneve. Falë kompleksit të përbërësve aktivë, ai ofron mbrojtje të sigurt çdo ditë kundër dëmtimeve të shkaktuara nga dielli dhe ndotja urbane. Mund të përdoret si krem mbrojtës ndaj diellit gjatë gjithë vitit si edhe gjatë ditëve të plazhit. Ky krem-xhel i pasur me antioksidantë parandalon skuqjen dhe shfaqjen e shenjave të plakjes të shkaktuara nga ekspozimi në diell si: rrudhat, njollat e errëta dhe dehidratimi.
Kremi përmban pigmente minerale me ngjyrë me mbulim të ulët që përhapet lehtësisht dhe homogjenizon tonalitetin e lëkurës për një pamje natyrale. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurave. Teksturë e lehtë. Jo i yndyrshëm dhe përthithet shpejt nga lëkura.
KËSHILLA PËR PËRDORIM:
Aplikojeni në mëngjes, si hapin e fundit në rutinën tuaj dhe përpara se të vendosni grimin, duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.
LLOJI I LËKURËS:Të gjitha llojet e lëkurave.
PËRBËRËSIT AKTIVË:
-Mbrojtja fotodinamike e Astaksantinës: veprim antioksidant.
-Mbrojtja ditore CPX: kundër ndotjes dhe kundër radikaleve të lirë.
PËRFITIMET:
Siguron mbrojtje të sigurt ndaj diellit gjatë gjithë vitit. Jep një pamje të njëtrajtshme, perfekte dhe të shëndetshme.
TEKSTURA:
Tekstura kremoze.
Mund të themi që ky krem është kombinimi perfekt i efektshmërisë dhe performancës. Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave. Siguron një mbrojtje maksimale ndaj rrezatimit diellor si edhe homogjenizon tonalitetin e lëkurës.