BFF H2O Weightless Loose Powder është një loose powder me një teksturë të hollë, pa ngjyrë dhe me përfundim gjysmë mat. Freskuese, shumë e butë në prekje, me një përqendrim shumë të lartë uji, dhe për këtë arsye është veçanërisht e përshtatshm për lëkurë të thatë, normale por dhe mikse.
Formuluar me:
- Vaj Ginseng i kuq i fermentuar: Hidratues
- Ekstrakti i fermentit të Portulaca Oleracea
- Vitamina C: Antioksidant
- Acidi Hialuronik me peshë të lartë molekulare: Hidratues
- Ekstrakti i Lychee: Lufton radikalet e lira
- Proteina Bizele: Stimulon elasticitetin
Rezultati
Fikson grimin, edhe rrathët e syve duke zbutur dhe hidratuar lëkurën. Mund të përdoret edhe si bazë për grimin.
Aplikoni pudrën me një furcë, duke u fokusuar te zonat e yndyrshme apo edhe në të gjithë fytyrën. Mund të përdoret edhe si primer për blushin apo bronzerin. Shkrihet në lëkurë për një look natyral dhe ''të lagur''. Nuk krijon rrudha dhe fikson grimin për një kohë të gjatë.
Për një rezultat më të mirë, aplikojeni vetëm me furcë.