DIEGO DALLA PALMA IRON LASH & BROW 5 IN 1 SERUM
Serum trajtues për qerpikët dhe vetullat me 5 efekte: zgjatues, volumizues, amplifikues, forcues dhe fiksues.
Përmban përbërës aktivë të cilët ndikojnë në gjëndrën e qerpikëve dhe vetullave duke:
-ndihmuar në rritjen e tyre
-i dendësuar
-i mbrojtur nga agjentët e jashtëm agresivë
Efekt i dukshëm në vetëm 15 ditë.
Nuk përmban prostaglandina dhe derivate të saj.
Testuar oftalmologjikisht.
Veçantia tek furça:
Projektuar posaçërisht për të marrë sasinë e duhur të produktit dhe për të përmirësuar aplikimin e tij. Ana e lëmuar ndihmon në aplikimin e serumit kurse ana e dhëmbëzuar për ta shpërndarë dhe krehur qimen.
PËRDORIMI:
Aplikojeni në rrënjët
e qerpikëve dhe qimeve të vetullave në mëngjes dhe në mbrëmje, pas pastrimit
dhe tharjes së lëkurës duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.
Lëreni të thahet përpara se të aplikoni produkte të tjera
për sytë.
Qerpikët: përdorni anën e lëmuar për të aplikuar serumin përgjatë gjithë vijës së qerpikëve. Krihini me anën e dhëmbëzuar. Lëreni të thahet.
Vetullat: përdorni anën e lëmuar për të aplikuar serumin në të gjithë harkun e vetullave, nga rrënjët deri te majat. Krihini me anën e dhëmbëzuar.
LLOJI I SYRIT:
Të gjitha llojet e syve.
PËRFITIMET:
-zgjat, volumizon, amplifikon, forcon dhe definon
-mbron ciklin e rritjes së qimeve
-dendëson qerpikët dhe vetullat
-mbron qimet nga agjentët e
jashtëm
TEKSTURA:
E lëngshme.
Qerpikët: Filloni aplikimin e serumit tek qerpikët e sipërm nga brenda-jashtë. Qerpikët e poshtëm janë zakonisht më të shkurtër dhe më të rrallë, kështu që për të shmangur humbjen e panevojshme të produktit, rekomandohet të aplikohet kur ka një sasi të vogël serumi të mbetur tek furça.
Vetullat: Filloni aplikimin e serumit tek baza e vetullave dhe përfundojeni duke i krehur tek drejtimi natyral i tyre.
Kini kujdes që të mos e aplikoni produktin në qepallën e syve.