DIEGO DALLA PALMA SET MY HAPPY TOY MASCARA + MY HAPPY TOY EYELINER

Lekë 3,199.00
Title:  

Seti përmban 1 rimel MY Happt Toy Mini dhe My Happy Toy Eyeliner.

Rimel revolucionar që intensifikon qerpikët nga rrënja, duke kombinuar efektin voluminizues me definimin e lartë.
Qerpikët do të shfaqen menjëherë të kthyer dhe të ngritur për një efekt të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm "push-up". Furça lejon shpërndarjen homogjene të produktit në të gjithë qerpikët.

Penel sysh me definicion të lartë me një aplikues të hollë, për një pamje nga natyrale në të fuqishme. Ngjyra e zezë intensive. Preciziteti i aplikuesit me majën e tij jashtëzakonisht të hollë, e bën aplikimin e penelit intuitiv dhe preciz, falë teknologjisë së rrjedhjes së bojës pa ndalesë. Maja e tij tepër e hollë, fleksibël dhe elastike siguron një aplikim më të plotë të ngjyrave me një përfundim mat. Tundeni mirë para përdorimit.

MY HAPPY TOY MASCARA

PËRDORIMI:
Shikoni poshtë dhe aplikoni rimelin nga poshtë lart me një lëvizje të lehtë zigzag, në këtë mënyrë produkti do të përhapet në mënyrë homogjene tek të gjithë qerpikët. Secili qerpik do të kapet nga rimeli, duke dhënë menjëherë një efekt të jashtëzakonshëm voluminizues.

LLOJI I SYRIT:
Të gjitha llojet e syve.

LËNDËT VEPRUESE:
Formulë e pasuruar 2 përbërësve aktivë të fuqishëm:
Biotinyl-GHK, e cila forcon qerpikun, duke reduktuar humbjen e tyre.
Pantenoli-provitamina B5, që ndihmon në riparimin e qerpikëve të dëmtuar duke i forcuar ata.
Përzierja e vajrave natyrale (oriz, karnauba dhe lule cassia): i jep qerpikut volum të menjëhershëm.

PËRFITIMET:
-efekt i lartë voluminizues
-definim shumë i mirë
-zgjat qerpikët në 30 ditë
-qëndrueshmëri e lartë, deri në 24 orë
-ngjyrë e zezë intensive
-furçë me 2 kahe
-testuar oftalmologjikisht

TEKSTURA:
kremoze

MY HAPPY TOY EYELINER

PËRDORIMI:
Mbushni hapësirën midis qerpikëve duke përdorur majën e aplikuesit, duke krijuar viza të vogla. Vizatoni një vijë të hollë për të lidhur vizat e krijuara më parë. Maja ekstra e imët lejon përcaktimin e linjave të përkulura dhe gjeometrike.

LLOJI I SYRIT:
Të gjitha llojet e syrit.

Përfitimet:
-Teknologjia e sistemit me bojë të lirë.
-Ngjyrë e zezë intensive.
-Nuk transferohet.
-Nuk lë njolla.
-Rezistent ndaj ujit.
-Qëndrueshmëri e lartë, deri në 16 orë.
-Testuar Oftalmologjikisht.
-Përfundim pa shkëlqim.

TEKSTURA:
Fluide


Aplikuesi me majë të hollë e bën atë veçanërisht të përshtatshëm për sytë e vegjël me hapësirë të kufizuar në qepallën e lëvizshme. Ky penel është i aksesueshëm për përdoruesit me më pak përvojë ose ata që thjesht dëshirojnë një grim sysh të lehtë, por elegant.