DIEGO DALLA PALMA NUDA PINK - EYE PALETTE
Një paletë sysh me 9 nuanca të zhvilluara rreth ngjyrës rozë, duke lejuar pamje të ndryshme të grimit, duke filluar nga natyralja deri tek ato më të komplikuarat.
Gjashtë tone mat në tonalitet të ndryshme: një nuancë rozë ideale për krijimin e bazës së grimit; tre nuanca më të errëta në tonet vjollcë dhe kafe për të intensifikuar sytë dhe për të përcaktuar formën e tyre; dy nuanca rozë me tonalitete mesatare të ftohta që veprojnë si urë kalimi midis nuancave bazë dhe nuancave më të errëta.
Tre tone ekstra perla që luajnë në tonet rozë për të ndriçuar bazën dhe për të përmirësuar pamjen e përgjithshme.
Ngjyrat mat janë shumë të pigmentuara, duke lejuar aplikimin në sasi të vogla që kombinohen lehtësisht. Tekstura e tyre e lëmuar dhe e mëndafshtë ofron rehati të jashtëzakonshme.
Tonet e syve ekstra perla janë krijuar me një teksturë kremoze dhe perla shumë reflektuese brenda formulës, duke intensifikuar përbërjen dhe duke shtuar shkëlqimin.
PËRDORIMI:
9 nuanca të harmonizuara në mënyrë perfekte me njëra-tjetrën, duke lejuar krijime të shumta dhe të larmishme grimi. Tonet nude janë konsideruar gjithmonë si më të thjeshtat dhe më të sofistikuara, të përshtatshme edhe për ata që janë të rinj për të eksperimentuar me ngjyrat.
LLOJI I LËKURËS:
Të gjitha llojet e lëkurës.
PËRPARËSITË:
-Pigement intensiv i ngjyrave dhe teksturë më kremoze.
-Aftësia për të përdorur sasi më të mëdha perlash me efekt ndricues.
-Performancë më e mirë, pasi perlat rreshtohen në të njëjtin drejtim brenda produktit.
-Rezistencë e lartë ndaj transferimit.
TEKSTURA:
Tonet mat kanë një formulë shumë të pigmentuar me një teksturë të lëmuar dhe të mëndafshtë.
Tonet e syve me ekstra perla janë krijuar me një teksturë kremoze, duke ofruar një formulë shkëlqyese që është lehtësihst e kombinueshme dhe siguron lëshim të menjëhershëm të ngjyrës.
Një gamë e re tonesh sysh me 9 nuanca të zhvilluara rreth ngjyrës rozë, duke mundësuar krijime make up-I nga ato më natyralet tek ato më të sofistikuarat. Paleta përfshin gjashtë tone mat me formula shumë të pigmentuara për të intensifikuar dhe definuar sytë, dhe tre tone ekstra perla me tekstura kremoze për të ndriçuar pamjen.