DIEGO DALLA PALMA HYDRATION PASSION DEEP MOISTURIZING CREAM 50 ML
Krem me teksturë të plotë, i cili jep rehati të menjëhershme për lëkurate thata, të plasaritura, të skuqura që kanë nevojë për hidratim intensiv, ushqim dhe mbrojtje nga agresorët e jashtëm (i ftohti, ekspozimi në diell, etj).
Kapsulat disa-shtresore H2O 3Acti-MatriSpheres depërtojnë në thellësi të lëkurës dhe ruajnë Acidin Hialuronik nga pro\u00e7eset e degradimit, duke lejuar shpërndarjen optimale të ujit në të gjitha shtresat, përfshirë edhe ato më të thella.
I pasur me Ceramide, Dyll Jojoba dhe Vajra të Fermentuar Shiunko dhe Likuirice, përmirëson barrierën mbrojtëse të lëkurës, përmirëson aftësinë e saj për të mbajtur ujin, ofron rehati për lëkurat e irrituara dhe lufton shenjat e moshës.
PËRDORIMI:
Aplikoni kremin nga
qendra e fytyrës në periferi të saj. Më pas vazhdoni drejt qafës, duke filluar
nga mjekra deri në zonën e dekoltesë. Për veprim më të fuqishëm hidratues,
kombinojeni me HYDRATION PASSION Deep Hydration
Concentrat.
LLOJI I LËKURËS:
Normale dhe të
thata.
LËNDËT VEPRUESE:
-H2O
3Acti-MatriSpheres: një mbartës molekular tri-aktiv që mbron
nivelin optimal të lagështisë së lëkurës.
-Ceramide
Plus: një kompleks ceramide që hidraton dhe forcon barrierën
mbrojtëse të lëkurës.
-Vajra të fermentuar Likuirice dhe
Shiunko: veti riparuese dhe
antioksiduese.
NUK
PËRMBAN:
Parafinë/ Vajra minerale/
Silikon
PËRSE DUHET TA ZGJEDH?
HYDRATION
PASSION ka veprim të trefishtë për hidratim të menjëhershëm, intensiv dhe të
zgjatur deri në thellësi të lëkurës.
-Rikthen rehatinë dhe qëndrueshmërinë në lëkurën
e dehidratuar dhe të thatë, ndërkohë që lufton shenjat e moshës.
-Vepron jo vetëm
në sipërfaqen e lëkurës, por edhe depërton thellë në shtresat e saj, ku mbron përbërësit
kryesorë të matricës së dermës (acidi hialuronik, proteoglikanet, kolagjeni),
duke ruajtur nivelin optimal të brendshëm të ujit dhe duke luftuar rrudhat. Një
infuzion uji me veprim të trefishtë për hidratim të menjëhershëm, intensiv dhe
të zgjatur:
-Përmirëson barrierën e lëkurës, duke e mbrojtur atë nga
agresorët e jashtëm (veprim i menjëhershëm).
-Stimulon
prodhimin e faktorëve hidratues në dermë (veprim intensiv).
-Lufton
pro\u00e7esin e degradimit të acidit hialuronik (veprim i
zgjatur).
TEKSTURA
Kremoze
Një oaz i mirëqenies për lëkurat e thata, të stresuara dhe të ndjeshme. Trajtim me performancë të lartë për të gjitha llojet e lëkurave, edhe gjatë natës. Rigjeneron, ushqen dhe ka veti të fuqishme kundër rrudhave edhe në ato ekzistuese, ndërkohë që rrit veprimin e trajtimeve specifike kundër plakjes së lëkurës (OH MY LIFT, TIME CONTROL, PETAL GLOW AGE).