DIEGO DALLA PALMA BRUSHES FULL SET 18 PIECES

Lekë 35,100.00 Lekë 54,015.00
Title:  

Full set i furçave nga Diego Dalla Palma për fytyrën dhe sytë. 

Furçat e reja të kuqe Diego Dalla Palma janë seti ideal për këdo që kërkon performancë profesionale dhe estetikë në çdo detaj. Seti përmban 18 furça gjithsej: 9 për fytyrën dhe 9 për sytë, të përshtatshme si për produkte likuide ashtu edhe për ato në formë pluhuri, duke garantuar aplikim të njëtrajtshëm, të kontrolluar dhe pa mbetje. Fijet e buta dhe rezistente sigurojnë shpërndarje perfekte të produktit, ndërsa dizajni ergonomik i dorezës ofron rehati dhe precizion maksimal në çdo përdorim. Një zgjedhje ideale si për makeup artistë profesionistë, ashtu edhe për ata që duan rezultate të përsosura në rutinën e përditshme, ky koleksion vjen si set i plotë, duke ju ofruar gjithçka që ju nevojitet për një grim të kuruar dhe profesional nga fillimi deri në fund.

Furçat me ngjyrë më të hapur janë të dedikuara për aplikimin e produkteve të lëngshme dhe kremoze, si fondatinë, korrektori apo produktet likuide për konturim dhe ndriçim, duke siguruar shpërndarje të njëtrajtshme dhe përfundim natyral. Furçat me ngjyrë më të errët përdoren për produkte në formë pluhuri, si pudra, bronzeri, blush-i dhe hijet e syve, për një aplikim të kontrolluar, të saktë dhe pa teprica produkti.