DIEGO DALLA PALMA BLACK SECRET PURIFYING SERUM 30 ML
Serum intensiv me veprim pastrues dhe zbutës. Ideal për lëkura problematike dhe pa jetë. Targeton rrudhat fine, të thella dhe njollat e errëta të shkaktuara nga ndotja urbane. Veprimi sinergjik i Karbonit Aktiv, i cili përthith yndyrën e tepërt dhe papastërtitë dhe i Vitaminës PP, e cila redukton madhësinë e poreve, njollave të errëta, hiperpigmentimeve, e bën lëkurën të njëtrajtshme, më të lëmuar dhe më të shëndetshme.
PËDORIMI:
Aplikoni 4-5 pika në fytyrë
të pastër dhe përhapeni butësisht derisa të përthithet plotësisht. Shmangni
kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.
LLOJI I
LËKURËS:
Të gjitha llojet e lëkurave.
LËNDËT
VEPRUESE:
4% Vitaminë PP:
Pluhur Diamanti dhe Karbon Aktiv. Redukton madhësinë e poreve dhe papërsosmëritë
duke përmirësuar teksturën e lëkurës.
Diamond Charcoal
CPX: sinergjia e Karbonit Aktiv dhe Pluhurit të Diamantit
pastron lëkurën, duke e lënë atë të freskët dhe të
shndritshme.
Pollushield: një
mburojë kundër ndotjes me veprim antioksidues. Krijon një shtresë mbrojtëse të
padukshme në lëkurë që parandalon ngjitjen e smogut, tymit, grimcave të imta
dhe agjentëve të tjerë ndotës në lëkurë.
NUK PËRMBAN:
Parafinë, Vajra
Mineralë, Propilen Glikol
PËFITIMET
KRYESORE:
-Reduktimi
i poreve të zgjeruara dhe papërsosmërive të lëkurës.
-Balancues i prodhimit të yndyrës.
Gjatë përdorimit fillestar, mund të keni
kruarje, skuqje, irritim të lehtë dhe të përkohshëm. Në rast të mbindjeshmërisë
në lëkura të ndjeshme, ndërpritet përdorimi.
Përqendrimi i lartë i Vitaminës PP (4%), e quajtur ndryshe Vitamina B3 ose Niacininamidi, ka këto përfitime: përshpejton rigjenerimin e lëkurës, ka një veprim normalizues të yndyrës, ka veprim anti-inflamator, vepron në poret e bllokuara dhe në shenjat post akne. Kjo e bën atë produktin perfekt për lëkurat me njolla, madje edhe për meshkujt.