DIEGO DALLA PALMA TRATTAMENTO COLLO E DECOLLETE ANTI ETA' GLOBALE

DIEGO DALLA PALMA TRATTAMENTO COLLO E DECOLLETE ANTI ETA' GLOBALE

Lekë 5,880.00
Title:  
Formula e tij, e pasur me Bio-placentë dhe acid hialuronik 3D, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe zvogëlon pamjen e rrudhave të dekoltesë, lëkurën e varur të qafës, duke rezultuar në një lëkurë më të fortë dhe më të lëmuar. Falë sinergjisë së UP Contour Complex dhe Actigym™, lufton lëkurën e varur dhe mjekrën e dyfishtë, duke definuar konturet e fytyrës dhe qafës. Tekstura e tij e mëndafshtë dhe e pigmentuar jep menjëherë një ndjesi sublime dhe perfeksionon tonalitetin dhe pamjen e kësaj zone delikate.

PËRDORIMI:
Aplikojeni çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, në lëkurë të pastër me lëvizje të drejta duke filluar nga mjekra, drejt qafës dhe dekoltesë, deri në rrëzë të gjinjve.

LLOJI I LËKURËS:
Lëkurë e maturuar, me shfaqje rrudhash, humbje e tonit, shenjat të rënies së lëkurës, zbehje e kontureve të fytyrës.

PËRBËRËSIT AKTIVË:
-Bio-placenta: një kompleks bioteknologjik inovativ me 5 faktorë të rritjes qelizore epidermale dhe dermale, aminoacide dhe vitamina me veti të jashtëzakonshme kundër rrudhave, elasticizuese dhe rigjallëruese.
-Up Contour Complex: përcakton konturet e fytyrës dhe qafës, lufton lëkurën e varur, shenjat e rënies dhe rrudhat  e qafës.
-Actigym™: me veti drenuese dhe lipolitike. {ërcakton konturet e mjekrës.
-Acidi hialuronik i ndërlidhur 3D: krijon një film tre-dimensional lifting dhe kundër varjes së lëkurës.
-Ky produkt NUK përmban parafinë, vaj mineral, propilen glikol.

PËRFITIMET:
-Konturet e fytyrës dhe qafës të definuara qartë.

-Rrudhat e pakësuara të qafës dhe dekoltesë.

-Lëkurë më e fortë dhe elastike.

TEKSTURA:
E freskët, që përthithet shpejt.

Qafa dhe dekolteja janë zona shumë të brishta, të cilat kanë një muskulaturë të zhvilluar që i mundëson lëvizje të shpeshta. Mosha, lëvizjet e përsëritura dhe qëndrimi i keq ndaj të cilave lëkura nënshtrohet çdo ditë i bëjnë këto zona më të prirura për të zhvilluar rrudha, himbje tonusi dhe elasticiteti. Ky trajtim global kundër plakjes rikthen tonusin e lëkurës, elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e saj. Formula është e pasuruar me pigmente me ngjyrë nude që njëtrajtësojnë dhe përmirësojnë menjëherë tonalitetin e lëkurës në këtë zonë.