DIEGO DALLA PALMA VITAMIN C ENERGIZING ILLUMINATING LOTION 200 ML

Lek 2,296.00 Lek 2,870.00
Title:  
Rrit shkëlqimin natyral të lëkurës, duke reduktuar pamjen e njollave të errëta, hiperpigmentimeve, skuqjes, rrudhave të shkaktuara nga stresi dhe mënyra e jetesës jo të shëndetshme.
Petalet e tij hidratuese me sheqerna algash shkrihen në kontakt me lëkurën duke dhënë një ndjenjë të menjëhershme mbrojtjeje dhe butësi.

PËRDORIMI:
Në mëngjes dhe në mbrëmje, me ndihmën e një cope pambuku, lyejeni fytyrën dhe qafën pasi ta keni pastruar. Masazhoni lehtë me lëvizje rrethore për të ndihmuar në përqëndrimin e petaleve hidratuese. Tundeni mirë para përdorimit.

LLOJI I LËKURËS:
Të gjitha llojet e lëkurave

LËNDËT VEPRUESË:
Vitamina C e Stabilizuar Për të përmirësuar dhe mbrojtur veprimin e saj, ne përdorim vitaminën C shumë të stabilizuar të gjeneratës së re me veti të shumta:

  • redukton rrudhat, duke stimuluar prodhimin e Acidit Hialuronik dhe Kolagjenit
  • ndriçon lëkurën, duke rikthyer shkëlqimin
  • parandalon shfaqjen e njollave të errëta, duke balancuar prodhimin e Melaninës
  • mbron lëkurën nga rrezet UV dhe faktorët e jashtëm (smogu, ndotja) duke luftuar radikalet e lira
  • redukton skuqjen e shkaktuar nga Kuperosis, duke forcuar muret e kapilarëve të lëkurës
  • zgjon funksionet qelizore të ngadalësuara, duke ndihmuar në ndriçimin dhe rikthimin e shkëlqimit të lëkurës

PËRFITIMET NË LËKURË:
 Lëkurë më e lëmuar, e hidratuar. Rikthen shkëlqimin, lëkurës me pamje më të re.

TEKSTURA:
Teksturë e lëngshme e freskët që absorbohet shpejt.


I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, por rekomandohet veçanërisht për lëkurat e ndjeshme dhe të prirura ndaj Kuperosis.
Lehtëson, pas pastrimit, skuqjen dhe forcon muret e kapilarëve duke nxitur rigjenerimin e mikrofibrileve të kolagjenit që mbështesin muret e kapilarëve, duke rivendosur përshtatshmërinë e duhur.