DIEGO DALLA PALMA IL ROSSETTO LUMI-MATT

Lek 1,600.00 Lek 2,000.00
Nuanca:  

BUZËKUQI demi-mat, i preferuari nga të gjithë!

Tekstura, edhe pse me një finish mat, është e lehtë, kremoze dhe e rehatshme: rrëshqet mbi buzë, duke u aplikuar në mënyrë perfekte në një shtresë të vetme.
Finish mat por kremoz me qëndrueshmëri deri në 8 orë në një aplikim të vetëm (Testi u krye në 20 vullnetarë).

Kombinimi perfekt midis PERFORMANCËS dhe TRAJTIMIT: i mban buzët të hidratuara, të buta dhe elastike falë pranisë së një përzierje përbërësish aktivë ushqyes dhe antioksidues.
Buzëkuqet REFILL SYSTEM nga Diego dalla Palma janë të përbërë nga dy elementë: REFILL dhe CASE.

RIMBUSHJA
Rimbushja, brenda së cilës gjendet produkti i make up-it, përbëhet nga ambalazhi PET (polietileni tereftalat), i cili është një material 100% i RICIKLUESHËM.
PET mund të riciklohet dhe rikuperohet në të gjitha pjesët e tij, për t'u ripërdorur më pas në prodhimin e objekteve të reja të një natyre tjetër.
Ndër avantazhet e riciklimit të PET-it janë: REDUKTIMI I PËRDORIMIT TË LËNDËVE TË PARA DHE REDUKTIMI 88% I ENERGJISË për prodhimin e plastikës nga lëndët e para të reja.

KUTIA
Kutia është bërë në 3 ngjyra: e kuqe, nude dhe e zezë. Është e ripërdorshme dhe është prej alumini me mbyllje magnetike.

PËRDORIMI:
Aplikojeni në qendër të buzëve me një lëvizje të vetme, më pas vazhdoni me delikatesë nga jashtë, duke lehtësuar trysninë e ushtruar tek buzët për të shmangur lëshimin e tepërt të produktit. Për një rezultat jashtëzakonisht të saktë, përdorni një laps të një nuance të ngjashme ose pak më të errët për të përcaktuar më qartë konturin e buzëve.

LLOJET E LËKURËS:
Të gjitha llojet e buzëve.

PËRFITIMET:
-Finish mat dhe me shkëlqim.
-Lëshim i plotë i ngjyrës me një lëvizje të vetme.
-Teksturë e paprekshme dhe ultra e rehatshme.
-E pasuruar me përbërës aktivë hidratues.

TEKSTURA:
E lehtë, kremoze dhe e rehatshme.

Një buzëkuq me një teksturë të plotë dhe me një lëshim të plotë të ngjyrës që nga aplikimi i parë. Për shkak të kësaj, përcakton shumë mirë konturin natyral të buzëve, edhe pa përdorur domosdoshmërisht përdorimin e një lapsi specifik. Për ata që duan të jenë pjesë e trendit e buzëve të definuara ju sugjerojmë konturimin e buzëve me laps, në nuancë të ngjashme me buzëkuqin por pak më të errët, pas aplikimit të buzëkuqit.