DIEGO DALLA PALMA TAN TAN MIX FACE 30 ML

Lek 3,272.00 Lek 4,090.00
Title:  
Serumi siguron një nxirrje afatgjatë në lëkurë. Ky produkt mund të përzihet me krem ose serum për fytyrën tuaj për të arritur një efekt natyral.
Intensiteti i nxirrjes varion sipas sasisë së pikave të shtuara ditë pas dite, derisa të arrini rezultatin e dëshiruar.
Gjithashtu, mund të përdoret drejtpërdrejt në lëkurë për një nxirrje më të shpejtë dhe intensive.

Përdorimi:
Përdoreni një herë në ditë, çdo ditë (mundësisht në mbrëmje), derisa të merrni nxirjen e dëshiruar. Për ta bërë nxirjen të zgjasë më shumë, vazhdoni ta përdorni 2-3 herë në javë. Për të rritur rezultatet dhe për të arritur një nxirje të njëtrajtshme, ne rekomandojmë eksfolimin e lëkurës para përdorimit të parë dhe të paktën një herë në javë. Nxirja e përsosur do të zgjasë deri në një javë, por nuk do të mbrojë nga rrezet UV.
Përdorimi me një krem: Përzieni në dorën tuaj të pastër 2 pika (për një nxirje të shëndetshme dhe me pamje natyrale) ose 4 pika (për një nxirje të artë) ose 6 pika (për një efekt të shpejtë dhe intensiv të "lëkurës së nxirrë") me sasinë tuaj ditore të kremit ose serumit. Aplikojeni në mënyrë të njëtrajtshme me lëvizje të shpejta dhe të lehta në lëkurën e pastruar të fytyrës, qafës dhe dekoltesë, duke e shpërndarë mirë në vijën e flokëve, vetullat, anët e hundës, fytyrës dhe veshët. Lani duart mirë pas përdorimit dhe shmangni kontaktin me sytë. Për një nxirje edhe më të thellë, është e mundur të rritet numri i pikave.
Aplikimi direkt në lëkurë: Aplikoni të njëjtën sasi të produktit të paholluar dhe ndiqni hapat e përshkruar më sipër në metodën e aplikimit me krem. Lani duart tërësisht pas përdorimit dhe shmangni kontaktin me sytë. Për një nxirje edhe më të thellë, është e mundur të rritet numri i pikave.
Lloji i lëkurës: Të gjitha llojet e lëkurave.
Lëndët vepruese:
-Eritruloza: për kundër ngjyrës portokalli, nxirje afatgjatë.
-DHA natyrale: lejon nxirje të sigurt dhe të shpejtë, pa aromë.
-Resurrection sugar (Sheqeri Rigjenerues): hidratues dhe mbrojtës.
100% DHA NATYRORE & ERITRULOZA (përbrës aktiv) Formulë 98% me origjinë natyrore.
Përfitimet në lëkurë:
Nxirja zgjat deri në 1 javë.
Tekstura:
Teksturë e lehtë, që përthithet shpejt.


Për një lëkurë të shëndetshme, të njëtrajtshme dhe të nxirë është thelbësore që të eksfoloni, detoksifikoni dhe hidratoni intensivisht lëkurën tuaj përpara se ta përdorni për herë të parë dhe ta përsërisni të paktën një herë në javë.