DIEGO DALLA PALMA TAN TAN MIX BODY 50 ML

Lek 3,896.00 Lek 4,870.00
Title:  
Koncentrat i cili i jep lëkurës një nxirrje afatgjatë. Formulë mjaft e përqëndruar që mund të përzihet me kremin tuaj të trupit për një nxirje të qëndrueshme dhe tërheqëse. Intensiteti i nxirjes është në varësi të sasisë së pikave që ju shtoni ditë pas dite, derisa të arrini rezultatin e dëshiruar. Kjo do t'ju lejojë të kombinoni efektin e vetë-nxirrjes me trajtimet tuaja të zakonshme si kremi hidratues, tonifikues dhe ai anticelulit.
Mund të përdoret gjithashtu drejtpërdrejt në lëkurë për nxirje shumë të shpejtë dhe intensive.
Formula është 98% me origjinë natyrale.

PËRDORIMI
Përdoreni një herë në ditë, çdo ditë (mundësisht në mbrëmje), derisa të arrini nxirrjen e dëshiruar. Për ta bërë nxirrjen të zgjasë më shumë, vazhdoni ta përdorni 2-3 herë në javë. Për të rritur rezultatet dhe për të arritur një nxirrje të njëtrajtshme, ne rekomandojmë eksfolimin e lëkurës përpara përdorimit të parë dhe të paktën një herë në javë. Nuanca e përftuar do të zgjasë deri në një javë, por nuk do ju mbrojë nga rrezet UV.
I PËRZIER ME NJË KREM TRUPI: Përziejini në dorën tuaj të pastër 2 pika (për një nxirrje të shëndetshme dhe me pamje natyrale), 4 pika (për një nxirrje të artë) ose 6 pika (për një efekt të shpejtë dhe intensiv të "lëkurës së nxirrë") me sasinë tuaj ditore të kremi ose serumit. Aplikojeni në mënyrë të barabartë me lëvizje të shpejta dhe të lehta në lëkurën e pastruar të trupit. Lani duart tërësisht pas përdorimit dhe shmangni kontaktin me sytë. Për një nxirrje edhe më intensive, mund të rritet numri i pikave.
APLIKIMI DIREKT NË LËKURË: Aplikoni të njëjten sasi të produktit të paholluar dhe ndiqni hapat e përshkruar më sipër në metodën e aplikimit me krem. Lani duart tërësisht pas përdorimit dhe shmangni kontaktin me sytë. Për një nxirrje edhe më të thellë, është e mundur të rritet numri i pikave.
LLOJI I LËKURËS
Për të gjitha llojet e lëkurave.
LËNDËT VEPRUESE
-Eritruloza: kundër nuancës portokalli, për një nxirje afatgjatë.
-DHA Natyrale: lejon nxirje të sigurt dhe të shpejtë, pa aromë.
-Resurrection Sugar Sheqeri Rigjenerues: hidratues dhe mbrojtës.
100% DHA NATYRORE & ERITRULOZA (përbërës aktiv) Formulë 98% me origjinë natyrore.
PËRFITIMET NË LËKURË
Zgjat deri në 1 javë.
TEKSTURA
Teksturë e lehtë, që përthithet shpejt.

Ky produkt jep një nxirje natyrale të trupit pa u ekspozuar në rrezet e diellit ose edhe gjatë ekspozimit natyral në dielli. Ndihmon në njëtrajtësimin e nxirjes, veçanërisht në zonat e vështira.
Nëse e eksfoloni lëkurën para përdorimit të parë dhe kur është e nevojshme, nxirrja do të jetë më e njëtrajtshme, me pamje natyrale dhe afatgjatë.