DIEGO DALLA PALMA STRUCCATUTTO CLEANSING CREAM MAKEUP REMOVER 200 ML

DIEGO DALLA PALMA STRUCCATUTTO CLEANSING CREAM MAKEUP REMOVER 200 ML

Lek 2,940.00
Title:  

Pastrues i cili pastron butësisht duke hequr në mënyrë perfekte çdo gjurmë papastërtie dhe makeup-i nga fytyra, sytë dhe buzët. E lë lëkurën tuaj të butë dhe të hidratuar. Është i formuluar me Panthenol dhe pa agjentë shkumues për të pastruar dhe mbrojtur barrierën e lëkurës, pa ndryshuar ekuilibrin e saj. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, veçanërisht për lëkurën e thatë dhe të ndjeshme.

PËRDORIMI:
Aplikojeni në fytyrë, rreth syve dhe buzëve, me ndihmën e një pambuku, me lëvizje të ngadalta rrethore derisa të hiqen të gjitha gjurmët e makeup-it, yndyra e tepërt dhe papastërtitë. Përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje dhe nuk ka nevojë për shpëlarje.
LLOJI I LËKURËS:
Për të gjitha llojet e lëkurave, i përshtatshëm edhe për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme.
LËNDËT VEPRUESE:
-CityShield: krijon një shtresë mbrojtëse të padukshme në lëkurë, e cila parandalon ngjitjen e smogut, papastërtive dhe ndotësve të tjerë. Ndihmon në largimin e tyre gjatë pastrimit.
-Panthenol: efekt qetësues dhe mbrojtës.
-Arginina: efekt hidratues dhe rigjenerues.
PËRSE DUHET TA ZGJEDH?
Heq në mënyrë perfekte makeup-in dhe papastërtë. Përfundimi: lëkurë e butë dhe e hidratuar.
TEKSTURA
Kremoze.

Është mënyra perfekte për të pastruar lëkurën e thatë, të ndjeshme dhe gjithashtu lëkurën pas terapive farmakologjike dhe të kancerit. Përdoreni atë çdo mëngjes në të gjitha llojet e lëkurës për të freskuar dhe përkëdhelur fytyrën tuaj, ndërsa jep shkëlqim të menjëhershëm, hidratim dhe butësi falë formulës së pasur. Një hap i shpejtë, i ëmbël por thelbësor për të hequr papastërtitë dhe toksinat e prodhuara gjatë natës dhe për të filluar rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës.