DIEGO DALLA PALMA STRUCCATUTTO DETOX CLEANSING MOUSSE 150 ML

DIEGO DALLA PALMA STRUCCATUTTO DETOX CLEANSING MOUSSE 150 ML

Lek 2,870.00
Title:  

Një shkumë e butë dhe kremoze, e cila largon yndyrën e tepërt, makeup-in dhe papastërtitë nga fytyra. I pasur me CityShield, një kompleks special kundër ndotjes, i cili pastron mbetjet e grimcave ndotëse dhe parandalon ngjitjen e tyre në lëkurë. Pastërti e freski pas aplikimit.

PËRDORIMI:
Aplikoni 1-2 shtypje të produktit në fytyrë të lagur, duke shmangur zonën e syve. Shpëlajeni tërësisht.
LLOJI I LËKURËS:
Lëkurë normale ose e kombinuar.
LËNDËT VEPRUESE:
ACTIVE CITY SHIELD: kompleks kundër ndotjes me veprim të dyfishtë: Heq mbetjet e grimcave ndotëse (smogu, tymi, pluhuri) dhe parandalon ngjitjen e tyre, për një lëkurë të freskët dhe të lirë për të marrë frymë. Larësi lufton dëmet e shkaktuara nga ndotja duke reduktuar proçeset inflamatore dhe degraduese të barrierës së lëkurës të aktivizuar prej saj.
OXYGENFLOW: përmirëson furnizimin me oksigjen të qelizave dhe rrit rezistencën ndaj agjentëve të dëmshëm të jashtëm dhe situatave stresuese, duke e bërë lëkurën rrezatuese.
NUK PËRMBAN:
Propilen glikol/ silikon.
PËRSE DUHET TA ZGJEDH?
Lëkurë e butë dhe e pastër.
TEKSTURA
Shkumë.

Formulimi i shkumës së butë e bën atë veçanërisht të përshtatshëm edhe për meshkuj. Rekomandohet për papërsosmëritë e lëkurës, lëkura është më e shëndetshme, më e pastër, më e ndritshme dhe më homogjene. Pastrim perfekt për muajt më të nxehtë.