DIEGO DALLA PALMA OH MARIJU ULTRA NOURISHING CREAM 75 ML

Lek 2,480.00 Lek 3,100.00
Title:  

Krem me vaj të Farës së Kanabis Sativa, përftuar me presim në të ftohtë dhe kultivuar në Itali. Qetëson dhe hidraton lëkurën që në aplikimin e parë.
Falë vetive antioksiduese, rrit elasticitetin e lëkurës, hidraton, ushqen dhe qetëson irritimet. Teksturë e pasur dhe efekt mbështjellës në fillim të aplikimit, por jashtëzakonisht miqësore me lëkurën. Përthithet shpejt duke mos lënë mbetje të yndyrshme.
Krem ideal për të gjitha llojet e lëkurave (e dehidratuar, e thatë, me rrudha, e stresuar, e irrituar, e ndjeshme, e plasaritur).

PËRDORIMI:
Aplikojeni në fytyrë dhe trup, masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht. Aplikoni një sasi më të madhe të produktit në zonat që janë veçanërisht të dëmtuara ose të dehidratuara.
LLOJI I LËKURËS:
Të gjitha llojet e lëkurave.
LËNDËT VEPRUESE:
-Vaji i Kanabisit Sativa: forcon barrierën natyrale të lëkurës dhe ka veti të fuqishme hidratuese, ndriçuese dhe rigjeneruese. Përbërës jashtëzakonisht miqësorë ndaj lëkurës dhe teksturë që përthithet lehtësisht. Ideale për lëkurë të dehidratuar, të thatë dhe të ndjeshme.
-Fito-Kanabinoidet: rrjedhin nga gjethet, lulet dhe kërcellet e Kanabis Sativa me veti të fuqishme qetësuese, antioksiduese, forcuese, pastruese dhe kundër rrudhave.
NUK PËRMBAN
Molekula Psikoaktive nga Kanabisi/ Parafinë/ Silikone
PËRSE DUHET TA ZGJEDH?
Hidraton, qetëson, riparon.
TEKSTURA
Kremoze


Krem i përshtatshëm për lëkurat e thata. Mund të përdoret në fytyrë dhe në çdo pjesë tjetër të trupit (duart, bërrylat, gjunjët dhe zona të tjera me lëkurë të thatë dhe të plasaritur). Nëse përdoret në fytyrë, funksionon si një trajtim ushqyes dhe jep rezultate të mahnitshme kur përdoret si krem apo maskë gjatë natës: thjesht aplikoni një shtresë më të trashë sesa do të bënit me një krem tradicional dhe lëreni gjatë natës. Në mëngjes lëkura do e ketë përthithur plotësisht, duke mos lënë gjurmë apo mbetje. I përshtatshëm për çdo lloj lëkure.
Nëse përdoret si bazë makeup-i, parandalon që fondatina të theksojë rrudhat apo poret e zgjeruara.