DIEGO DALLA PALMA NUDA ICE PALETTE OCCHI

Lek 4,160.00 Lek 5,200.00
Title:  

Një paletë sysh e përbërë nga 9 nuanca të ftohta të frymëzuara nga ngjyrat e veriut të ngrirë.

Ngjyrat akullnajore variojnë midis nuancave të lehta dhe mesatare të errëta. Një kombinim nuancash që ju mundëson të krijoni modele grimi, nga më natyralët tek ato specialët.

Tonet mat vijnë në një formulë shumë të pigmentuar. Kjo ju lejon të aplikoni produktin në një sasi të vogël dhe më pas ta përhapni lehtësisht. Tekstura e lëmuar dhe e mëndafshtë ofron rehati të madhe ndjesore.

Tonet ekstra të ndritshëm janë formuluar në një teksturë kremoze. Perlat shumë-reflektuese, pjesë të formulës zbukurojnë make-up-in dhe e bëjnë atë edhe më të shndritshëm. Teksturë lehtësisht e aplikueshme e me lëshim të menjëhershëm të ngjyrave.

PËRDORIMI:

Aplikoni ngjyrën rozë saten për të krijuar një bazë uniforme dhe “të freskët”. Më pas kombinoni 1 ose më shumë ngjyra të errëta për të hijëzuar konturin e syve pranë skajeve të sipërme dhe të poshtme të qerpikëve. Aplikoni një ose më shumë ngjyra shtesë sipas dëshirës në pjesën qendrore të qepallës dhe në pjesën e brendshme të syrit, për të zbukuruar dhe personalizuar make-up-in tuaj.

LLOJI I LËKURËS:

Të gjitha llojet e lëkurës

PËRFITIMET:

-Finish mat, saten, me shkëlqim.

-Ngjyra natyrale dhe gjithpërfshirëse.

-Pluhura lehtësisht të aplikueshëm dhe të kombinueshëm. 

-Ngjyra tepër të pigmentuara.

-Çantë kozmetike praktike dhe kompakte

TEKSTURA/FORMULA:

Pluhur kremoz.



9 nuanca, të gjitha në harmoni të përkryer me njëra-tjetrën, të cilat ju lejojnë të krijoni make-up të shumëfishtë dhe të larmishëm. Nuancat nude janë konsideruar gjithmonë, më të thjeshtat dhe më të sofistikuara për t'u përdorur edhe nga personat që hedhin hapat e tyre të parë në botën e ngjyrave.