DIEGO DALLA PALMA HYDRATION PASSION LIGHT MOISTURIZING GEL CREAM 50 ML

DIEGO DALLA PALMA HYDRATION PASSION LIGHT MOISTURIZING GEL CREAM 50 ML

Lek 3,464.00 Lek 4,330.00
Title:  

Xhel i freskët dhe i lehtë, hidraton lëkurën, ribalancon dhe ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Kapsulat me shumë shtresa të H2O 3Acti-MatriSpheres depërtojnë thellë dhe stimulojnë prodhimin e Acidit Hialuronik, duke ribalancuar nivelin optimal të ujit. Falë teksturës së xhelit, përthithet shpejt dhe jep menjëherë një ndjesi rehatie dhe freskie, për një lëkurë më të tonifikuar dhe më rrezatuese. E përshtatshme edhe si bazë hidratuese për make-up.

PËRDORIMI:
Pas pastrimit dhe tonikut të fytyrës, aplikojeni me lëvizje lineare nga qendra e fytyrës drejt kontureve. Më pas vazhdoni në qafë duke filluar nga mjekra për të zbritur drejt dekoltesë. Për veprim të përmirësuar, përdorni në kombinim me serumin HYDRATION PASSION Deep Hydration.
LLOJI I LËKURËS:
Lëkurë normale dhe e thatë.
LËNDËT VEPRUESE:
Përmban:
-H2O 3Acti-MatriSpheres: një bartës molekular tre-aktiv, i cili ruan rezervat optimale të ujit të lëkurës.
-Resurrection Sugar (Sheqeri i rigjenerues): hidratues dhe mbrojtës, lufton rrudhat e dehidrimin.
-Vajra të fermentuar Shiunko dhe Likuirices: rigjenerues dhe kundër radikalëve të lira.
-HYDRATION PASSION H2O 3Acti-MatriSpheres: i përbërë nga kapsula me shumë shtresa të Hidroksiprolinës, Vitaminës C dhe Rutinës.
NUK PËRMBAN:
parafinë, vajra minerale, silikone
PËRSE DUHET TA ZGJEDH?
HYDRATION PASSION përforcon hidratimin e lëkurës me veprimin e tij të shumëfishtë dhe të zgjatur.
HYDRATION PASSION shuan etjen dhe i rikthen rehati dhe qëndrueshmëri lëkurës së dehidratuar dhe të thatë, duke parandaluar dhe luftuar shenjat e plakjes, me produkte që synojnë nevoja të ndryshme hidratimi sepse çdo lëkurë është unike.
Veprim në shumë nivele: Vepron jo vetëm në sipërfaqen e lëkurës, por edhe depërton në thellësi, ku mbron përbërësit kryesorë të matricës së dermës (Acidi Hialuronik, Proteoglikanet, Kolagjeni), duke ruajtur rezervat optimale të ujit të brendshëm dhe duke luftuar proçeset e plakjes.
Efikasiteti i trefishtë: është një infuzion uji me efikasitet të trefishtë për hidratim të menjëhershëm, intensiv dhe të zgjatur:
-Rregullon barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke mbrojtur nga agjentët e jashtëm (veprim i menjëhershëm)
-Stimulon prodhimin e faktorëve hidratues në dermë (veprim intensiv)
-Lufton proçeset e degradimit të Acidit Hialuronik (veprim i zgjatur).
TEXTURA
Xhel-Krem


Hidratim i përshtatur, i projektuar për lëkurë normale dhe mikse për çdo moshë dhe në çdo klimë, madje edhe ato më të nxehta dhe më të lagështa.
Asnjëherë mos e nënvlerësoni parandalimin, lëkura nuk harron kurrë! Ruajtja e një filmi të saktë hidrolipidik dhe mbajtja e nivelit të ujit në lëkurë ndihmon në forcimin e mbrojtjes natyrore të saj.
-Përthithet shpejt, duke lënë freski.
-E përkryer si bazë make-upi.