DIEGO DALLA PALMA HYDRATION PASSION MOISTURIZING EYE SERUM GEL 15 ML

DIEGO DALLA PALMA HYDRATION PASSION MOISTURIZING EYE SERUM GEL 15 ML

Lek 3,360.00 Lek 4,200.00
Title:  
Serum trajtues i zonës rreth syve me teksturë të freskët dhe zbutëse. Parandalon dhe redukton shenjat e lodhjes (ënjtje dhe rrathë të zinj poshtë syve), rrudhat e thella dhe fine. Zvogëlon shenjat e lodhjes të shkaktuara nga një mënyrë jetese jo e shëndetshme, ekspozimi i tepërt ndaj dritës blu të telefonit, TV dhe kompjuterit, çrregullimet e gjumit, vonesa në avion, stresi, ankthi, nervozizmi, ritëm jetese i ngarkuar, ushqimi jo i shëndetshëm. Teknologjia OptiSmooth me efektin "korrigjues" maskon papërsosmëritë dhe jep një pamje më të ndritshme dhe më rinore.

PËRDORIMI:
Aplikoni disa pika të produktit në zonën e syve. Masazhoni lehtë duke përdorur aplikuesin nga këndi i brendshëm në atë të jashtëm për të stimuluar mikroqarkullimin e zonës nën sy.
LLOJI I LËKURËS:
Normale dhe të thata.
LËNDËT VEPRUESE:
-H2O 3Acti-MatriSpheres: një bartës molekular tri-aktiv, i cili mbron nivelin optimal të lagështisë së lëkurës.
-B-circadina 3%: risinkronizon ritmin cirkadian të lëkurës dhe ka veti qetësuese.
-Kafeina: ndihmon në zvogëlimin e pamjes së qeskave nën sy.
NUK PËRMBAN: 
Parafinë / Vajra Mineralë / Aromë.
PËRSE DUHET TA ZGJEDH?
HYDRATION PASSION rrit nivelin e hidratimit të lëkurës me veprimin e tij të zgjatur deri në shtresat e thella të lëkurës. Rikthen hidratimin dhe zbut lëkurën e dehidratuar dhe të thatë, ndërkohë që lufton shenjat e plakjes, me produkte të cilat kanë nevoja të ndryshme për hidratim sepse çdo lëkurë është unike.
Veprim shumështresor:
-vepron jo vetëm në sipërfaqen e lëkurës, por dhe depërton thellë në lëkurë, ku mbron përbërësit kryesorë të matricës së dermës (acidin hialuronik, proteoglikanet, kolagjenin), duke ruajtur nivelin optimal të brendshëm të ujit dhe duke luftuar proçesin e plakjes.
Veprim i trefishtë: është një infuzion uji me veprim të trefishtë për hidratim të menjëhershëm, intensiv dhe të zgjatur:
-Përmirëson barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm (veprim i menjëhershëm).
-Stimulon prodhimin e faktorëve hidratues në dermë (veprim intensiv).
-Lufton pro\u00e7esin e degradimit të acidit hialuronik (veprim i zgjatur).
TEKSTURA
Serum i lëngshëm

Nëse bëni makeup-in tuaj, jepini syve një pamje të nditshme duke vendosur një sasi të vogël produkti në këndin e jashtëm (nga qepallat e poshtme drejt këndit të jashtëm dhe tempujve).