DIEGO DALLA PALMA CREAM BROW LINER WATER RESISTANT

Lek 2,080.00 Lek 2,600.00
Nuanca:  
Përdorni këtë pomadë për të mbushur dhe dhënë formë vetullave tuaja. Ajo qëndron gjatë gjithë ditës. Ngjyrat e pigmentuara dhe tekstura e butë por jo-vajore janë ideale për vetulla të definuara ose grafike.
Kjo pomadë qëndron për një kohë të gjatë dhe është e qëndrueshme ndaj ujit.

PËRDORIMI:
Përdorni furçën profesionale 101 për të aplikuar produktin. Aplikojeni lehtë në vetull, duke vizatuar viza të shkurta dhe të drejta për të imituar qimet natyrale të vetullës. Në fund kriheni vetullën me xhelin transparent dhe voluminizues.

LLOJI I LËKURËS:
Të gjitha llojet e lëkurave.

PËRSE DUHET TA ZGJEDH?: 
-krem i pigmentuar
-thahet shpejt
-mund të krijojë çdo lloj vetulle
-kundër ujit dhe me qëndrueshmëri të lartë.

TEKSTURA:
Krem i butë por jo-vajor. Gjithmonë mbylleni mirë kapakun për të evituar tharjen ose evaporimin e produktit.



Tekstura e veçantë dhe e pigmentuar ju lejon të krijoni një vetull natyrale, ose një vetull grafike (shumë mirë të definuar).
Rekomandojmë që të merrni shumë pak produkt si fillim, sepse më pas mund të aplikoni më shumë nëse dëshironi një ngjyrë më të plotë.
Për vetulla grafike, fillimisht vijëzoni të gjithë vetullën (ndoshta edhe me një laps si fillim), dhe pastaj mbushni të gjithë zonën brenda me ngjyrë.