DIEGO DALLA PALMA BLACK SECRET SKIN RENEWING MICROPEELING CREAM 50 ML

Lek 3,464.00 Lek 4,330.00
Title:  

Një trajtim mikro-eksfoliues me veprim gradual, i cili rigjeneron lëkurën duke e lënë atë të lëmuar dhe uniforme. Redukton njollat, aknet, shenjat e post akneve, rrudhat fine dhe të thella. Përmirëson strukturën dhe tonin e lëkurës. I pasur me Pollushield, i cili krijon një shtresë mbrojtëse të padukshme në lëkurë, që e mbron atë nga stresi oksidativ dhe agjentët e jashtëm atmosferikë. Teksturë jo vajore me përthithje të shpejtë, e pasur me pluhura matifikues, të cilët përthithin yndyrën e tepërt dhe japin një përfundim mat.

PËRDORIMI:
Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurë të pastruar, pas aplikimit të tonikut duke shmangur kontaktin me sytë. Mos harroni zonën e qafës dhe të dekoltesë, më pas aplikoni kremin mbrojtës ndaj diellit.
LLOJI I LËKURËS:
Të gjithë llojet e lëkurave.
LËNDËT VEPRUESE:
-3% Gluconolactone PHA: eksfolon butësisht dhe përshpejton rigjenerimin e qelizave duke e lënë lëkurën të lëmuar, të shëndetshme dhe më të njëtrajtshme.
-Diamond Charcoal CPX: sinergjia e Karbonit Aktiv dhe Pluhurit të Diamantit pastron lëkurën, duke e lënë atë të freskët dhe të shndritshme.
-Pollushield: Krijon një shtresë mbrojtëse të padukshme në lëkurë që parandalon ngjitjen e smogut dhe agjentëve të tjerë ndotës në lëkurë.
NUK PERMBAN:
Vajra minerale, Parafinë, Propilen glikol
PËRFITIMET KRYESORE: 
Lëkurë më e lëmuar dhe më rrezatuese. Pore, njolla dhe shenja aknesh të reduktuara.
TEKSTURA:
Teksturë me përmbajtje jo vajore me përthithje të shpejtë. E pasur me pluhura matifikues, të cilat përthithin yndyrën e tepërt për një përfundim mat me qëndrueshmëri të lartë.


Për një veprim ribalancues të yndyrës, aplikoni 4/5 pika serum përpara kremit. Veprimi i serumit sëbashku me kremin e lehtë me teksturë xhel e bën atë të përsosur për lëkurat e yndyrshme, të pa hidratura, të thata që nuk mund të durojnë kremra me teksturë të plotë.
Në ditët me diell, aplikoni kremin me faktor mbrojtës.
Jo fotosensibilizuese.