DIEGO DALLA PALMA BLACK SECRET PURIFYING SERUM 30 ML

Lek 3,272.00 Lek 4,090.00
Title:  

Serum intensiv me veprim pastrues dhe zbutës. Ideal për lëkura problematike dhe pa jetë. Targeton rrudhat fine, të thella dhe njollat e errëta të shkaktuara nga ndotja urbane. Veprimi sinergjik i Karbonit Aktiv, i cili përthith yndyrën e tepërt dhe papastërtitë dhe i Vitaminës PP, e cila redukton madhësinë e poreve, njollave të errëta, hiperpigmentimeve, e bën lëkurën të njëtrajtshme, më të lëmuar dhe më të shëndetshme.

PËDORIMI:
Aplikoni 4-5 pika në fytyrë të pastër dhe përhapeni butësisht derisa të përthithet plotësisht. Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.
LLOJI I LËKURËS:
Të gjitha llojet e lëkurave.
LËNDËT VEPRUESE:
4% Vitaminë PP: Pluhur Diamanti dhe Karbon Aktiv. Redukton madhësinë e poreve dhe papërsosmëritë duke përmirësuar teksturën e lëkurës.
Diamond Charcoal CPX: sinergjia e Karbonit Aktiv dhe Pluhurit të Diamantit pastron lëkurën, duke e lënë atë të freskët dhe të shndritshme.
Pollushield: një mburojë kundër ndotjes me veprim antioksidues. Krijon një shtresë mbrojtëse të padukshme në lëkurë që parandalon ngjitjen e smogut, tymit, grimcave të imta dhe agjentëve të tjerë ndotës në lëkurë.
NUK PËRMBAN:
Parafinë, Vajra Mineralë, Propilen Glikol
PËFITIMET KRYESORE:
-Reduktimi i poreve të zgjeruara dhe papërsosmërive të lëkurës.
-Balancues i prodhimit të yndyrës.
Gjatë përdorimit fillestar, mund të keni kruarje, skuqje, irritim të lehtë dhe të përkohshëm. Në rast të mbindjeshmërisë në lëkura të ndjeshme, ndërpritet përdorimi.


Përqendrimi i lartë i Vitaminës PP (4%), e quajtur ndryshe Vitamina B3 ose Niacininamidi, ka këto përfitime: përshpejton rigjenerimin e lëkurës, ka një veprim normalizues të yndyrës, ka veprim anti-inflamator, vepron në poret e bllokuara dhe në shenjat post akne. Kjo e bën atë produktin perfekt për lëkurat me njolla, madje edhe për meshkujt.