DIEGO DALLA PALMA BE PURE DETOX CLEANSING MILK 250 ML

Lek 2,870.00
Title:  

Qumështi me teksturë kremoze largon të gjitha gjurmët e makeup-it dhe papastërtitë, duke larguar butësisht edhe qelizat e vdekura të lëkurës. Falë përbërësit Detoksium Cell, i cili stimulon detoksifikimin e qelizave, ju mund të luftoni armikun kryesor të lëkurës: toksinat të cilat grumbullohen brenda qelizave. Lëkura ndjehet e rigjeneruar, e pastër dhe e përgatitur për produktet e rradhës të rutinës suaj. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave.

PËRDORIMI:
Aplikoni produktin në fytyrë me lëvizje rrethore, në mëngjes dhe në mbrëmje derisa të hiqen të gjitha papastërtitë ose gjurmët e make-upit. Shpëlajeni mirë fytyrën.
LLOJI I LËKURËS:
Të gjitha llojet e lëkurave.
LËNDËT AKTIVE:
Cell Detoxium: Përbërës aktiv i detoksifikimit qelizor që nxit formimin e vezikulave ndërqelizore që thithin dhe degradojnë toksinat dhe përbërësit qelizor të ndryshuar. Eleminon substancat toksike nga qelizat. Lëkura është gati për produktet e tjera të rutinës suaj.
NUK PËRMBAN:
Parabenë, Preservantë, Parafinë, Vajra Mineralë, Propilen Glikol, Triklosan
PËRFITIMET KRYESORE:
Lëkurë e detoksifikuar dhe e rigjeneruar
TEKSTURA:
Kremoze, e lehtë


Produkt efektiv që në pastrimin e parë. Formulë e butë me pH fiziologjik, e përshtatshme edhe për lëkura të ndjeshme. Pastron në thellësi, duke hequr në mënyrë perfekte makeup-in e syve dhe të buzëve. Ruan nivelin optimal të hidratimit dhe mbron lëkurën nga tharja.
Përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje.