DIEGO DALLA PALMA ASTAXANTINA CONCENTRATED ANTIOXIDANT SERUM-OIL 30 ML

Lek 3,960.00 Lek 4,950.00
Title:  

Serum rigjenerues që lufton në mënyrë efektive stresin oksidativ dhe nxit rigjenerimin e lëkurës së stresuar, e cila ka nevojë për mbrojtje dhe hidratim. I pasur me Astaksantinë - pastrues i radikaleve të lira- një nga antioksidantët më të fuqishëm të njohur nga shkenca: rreth 550 herë më i fuqishëm se vitamina E e pastër dhe dhjetëra herë më e fuqishme se vitamina C dhe beta-karoteni.
Tekstura e tij e plotë, me vajra 100% natyralë, respekton lëkurën, përthithet shpejt, duke i rikthyer lëkurës butësinë dhe hidratimin e munguar.

PËRDORIMI:
Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje duke e masazhuar lehtë nga qëndra e fytyrës drejt periferisë. Vazhdoni më pas në zonën e qafës më aplikoni kremin e përshtatshëm për llojin e lëkurës tuaj. Mund ta përdorni edhe në mënyra të tjera, vetëm, të shoqëruar me një krem ose me një serum.
LLOJI I LËKURËS:
Të gjithë llojet e lëkurave.
LËNDËT VEPRUESE:
CELL VITAL COMPLEX: Marrë nga rrënjët e xhenxhefilit: 100% ekstrakt i pastër, aktiv, natyral. Ka një veprim të fuqishëm rigjenerues dhe mbrojtës:
- mbron vitalitetin e qelizave staminale
- rrit aftësinë e tyre natyrale për vetë-riparim
- forcon mbrojtjen e tyre ndaj agresorëve të jashtëm dhe dëmtimeve të brendshme
- i jep pamje uniforme lëkurës
- redukton rrudhat e thella dhe ato e lehta
- ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar
NUK PËRMBAN:
Parabenë/ Preservantë/ Ngjyrues/ Parafinë/ Vajra Mineralë/ Propylen Glikol/ Triklosan
PËRSE DUHET TA ZGJEDH?
-për një lëkurë të butë dhe më elastike
-rrudhat e thella dhe ato fine reduktohen
-lëkurë e shëndetshme dhe me shkëlqim
TEKSTURA
Vaj ushqyes me përthithje të lartë.

Ky serum-vaj i përqëndruar, antioksidant mund të përdoret sipas nevojave tuaja.
I vetëm: për veprim të menjëhershëm kur lëkura ka nevojë për kujdes intensiv, para vendosjes së kremit.
Me një serum: për veprim të kombinuar, aplikoni serumin me veprim antioksidant në fytyrë dhe më pas aplikoni serumin e rutinës suaj.
Me një krem: për një veprim të fuqishëm antioksidues dhe anti-rrudhë ose për ta bërë produktin të përshtatshëm edhe për lëkurat të cilat janë të ndjeshme ndaj produktit , shtoni disa pika produkti në kremin tuaj, përzieni dhe aplikojeni. Ky serum fuqizon \u00e7do krem duke i dhuruar veprim rigjenerues për lëkurën. Përdoreni atë kur lëkura ka nevojë për hidratim intensiv.